
Beogradi konfirmon vazhdimësinë e fushatës kundër Prishtinës. Ministri i jashtëm, Ivica Daçiç, njoftoi se Republika e Afrikës Qendrore tërhoqi njohjen për pavarësinë e Kosovës.
Në një emision të televizionit shtetëror serb, ai madje paraqiti prova konkrete për këtë pretendim të tij. “Kur numri i njohjeve të ketë rënë në 96 apo më pak, atëherë mund të them se kam përmbushur premtimin tim”, u shpreh Daçiç.
Zyrtari serb shtoi më tej se do të vijojë punën për të penguar dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ndër të tjera Daçiç tha se Kosova po pengon zhvillimin e dialogut. (A2 Televizion)