
Në lidhje me dorëheqjen e Haradinajt reagoi sot edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Nuk ka vend për eufori, tha ai.
“Sipas parashikimeve tona, ai do të lirohet pas 48 orëve dhe do kthehet në vendin e tij si një hero i madh, edhe më i pushtetshëm dhe me përkrahje më të madhe se më parë”. Duke e quajtur të gjithë situatën si një trik politik, Vuçiç paralajmëron se e gjithë kjo ka si qëllim uljen dhe sulmin ndaj popullit serb.
Ai shtoi se taksa nuk do të hiqet, por pas kësaj ndaj autoriteteve serbe do të ushtrohet më shumë presion mbi dialogun me Kosovën me pretendimin se politikanët kosovarë po paraqiten para gjyqit.
“Serbia do vazhdojë këmbënguljen e saj për heqjen e taksës si barrierë për dialogun”, tha ai, dhe këto propozime do të theksohen më shumë në ditët që pasojnë ashtu sikurse i gjithë angazhimi ynë me liderët e Ballkanit për një rajon me të bashkuar.
Vuçiç u takua mbrëmjen e djeshme me përfaqësuesin e Bosnjë Hercegovinës në Serbi, Milorad Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim ishte gjithashtu edhe ministri serb i mbrojtjes Aleksandër Vulin e të tjerë pjesëtarë të kabinetit. (A2 Televizion)