Fushata për bashkinë e Tiranës, Bejko: Na votoni që t'i japim goditje politikës së vjetër

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 17:11 | Politikë
Fushata për bashkinë e Tiranës, Bejko: Na votoni që t'i

Nga aktiviteti elektoral në fshatin Ndroq, kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko iu bëri thirrje qytetarëve ta votojne pasi vota për të është goditje për politikën e vjetër.

Bejko premtoi për fshatin Ndroq zero taksa për bizneset nëse zgjidhet në krye të bashkisë së kryeqytetit.

“Kemi ngel në të njëjtin vend me Edi Ramën, Sali Berishën, Ilir Metën. Që të ndryshojë situata në fshatra, duhet t’i japim një grusht klasës së vjetër politike. Ne kemi menduar që zona e Ndroqit të ketë zero taksa për disa vite. Prioritetet do të jetë bërja e rrjetit rrugor që rregullon kurorën e Tiranës dhe që bën fshatarët të dalin shumë shpejt në kryeqytet. Brenda mandatit do të bëjmë dhe tregun në hyrje të qytetit dhe mendoj se gjërat do të shkojnë mirë”, tha mes të tjerash Bejko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos