
Në një aktivitetet në selinë blu me të rinjtë demokrat Sali Berisha ka akuzuar qeverinë Rama se ka ndjekur politika shtrënguese dhe me taksa të rënda sa i përket librit.
Berisha garantoi se PD në pushtet do t'i japë librin vendin e duhur që i takon në shoqërinë tonë.
“Ndër nismat që keni marrë, është kjo e dhurimit të librit, i cili për fat të keq sot përjeto një krizë të thellë, dhe me pasoja serioze për shoqërinë tonë. Asgjë nuk e ka ndryshuar, dhe nuk e ndryshon botën më shumë sesa libri. Asgjë tjetër nuk ka njeriu më të dobishëm, mik më të çmuar se libri.
Libri këtu përballet me dy problematika serioze. Njëra është universale, teknologjia. E vërteta është krijon tek fëmijët njëlloj shkëputje, gjë që për mua është shumë e padëshirueshme. Libri është i pazëvendësueshëm. Me një rol përcaktues në imagjinatën e njeriut. Në fund të fundit, njeriu ëndrrat, i ka në imagjinatën e tij, dhe kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme.
Së dyti, në pasurimin e kulturës gjuhësore. Edhe këtu libri ka një rol të pazëvendësueshëm. Në Shqipëri, këto vitet e fundit ka një politikë pothuajse shtetëruese të librit. E vërteta është me terma tjerë shteruese, ku përpjekjet e mëdha që kryeministri të diktojë panairet, panairet ndërkombëtare, të marrë kompetencat e shoqatës së botuesve, e cila kudo ka një rol shumë të rëndësishëm në promovimin e librit dhe letrave, qoftë edhe në rregullimin e këtij tregu”, tha mes të tjerash Berisha. (A2 Televizion)