Fushatë në bashkinë Durrës, Rama: Me Like Floririn fiton vetëm Monika Floriri

Nga A2 CNN
24 Prill 2023, 23:28 | Politikë
Fushatë në bashkinë Durrës, Rama: Me Like Floririn fiton

Në një takim me gra që kandidojnë nën siglën e PS-së për këshillat bashkiak të Durrësit, kryetari i PS, Edi Rama, ironizoi kundërshtarët demokratë për faktin se në fletën e votimit të tyre do të jetë emri i Ilir Metës.

Këtë të fundit, ai e quajti Like Floriri, teksa shtoi se PS nuk do ta ndalë ritmin e këtij qyteti bregdetar.

“Te fleta votimit, si do të dalin këto gra nga shtëpia, meqenëse kanë qenë në PD dhe do të shkojnë të votojnë Like Floririn? Me Like Floririn fiton vetëm Monika Floriri. Më duket e thjeshtë dhe përveç kësaj, ne e kemi futur Durrësin në një tjetër shpejtësi zhvillimi me projekte, të cilat jo vetëm do të kenë ndikim në Durrës, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. Porti i ri i Porto Romanos është një dalje e vendit tonë në një tjetër zonë të rëndësisë ekonomike për të gjithë rajonin”, tha Rama.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos