Meta në Elbasan: Kandidatët tanë s’kanë rivalë, ndaj i vetmi që iu del është një gogol

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 17:05 | Politikë
Meta në Elbasan: Kandidatët tanë s’kanë rivalë,

Nga Elbasani, Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vlerësoi kandidatët e koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” duke theksuar se ata nuk kanë rivalë.

Sipas tij, Rama shkon ne fushata elektorale kërcen apo vendos postera nëpër bashki.

“Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme ndaj duhet që qytetarët të marrin pjesë dhe të tregojnë përgjegjshmëri për të drejtat e tyre që ua jep Kushtetuta dhe nuk i kanë shfrytëzuar si duhet, por këtë radhë është dhe detyrë patriotike.

Luçiano ka thyer herësin në Elbasan, dhe kjo vjen si rezultat i marrëdhënies që ka me qytetarët. Ai bëri një akt në emër të dashurisë për Elbasanin, duke hequr dorë nga postet e tij. Ajo që vlerësoj unë më shumë tek ai është dashuria e tij për Elbasanin dhe sfida për ta rikthyer në një qendër të kulturës, arsimit, dhe një vend që i ka potencialet që i ka potencialet për ta bërë.

Në këtë garë ka vetëm një kandidat, Luçiano Boçi. PD nuk po strehohet tek PL, është shumë më e madhe PD për t’u strehuar… kjo aleancë është vetëm në shërbim të qytetarëve”, tha Meta.
  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos