Fushë Krujë, humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë 43-vjeçari

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 08:21 | Kronikë
Fushë Krujë, humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë, ku si pasojë e daljes nga rruga e një automjeti ka humbur jetën drejtuesi i tij.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 43-vjeçar banues në Kamëz, me inicialet E.C., i cili ka humbur kontrollin në aksin Ura e Tapizës-Fushë Krujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos