Plagosja e dyfishtë me armë zjarri, policia zbardh ngjarjen dhe arreston dy persona

Nga A2 CNN
14 Tetor 2021, 09:13 | Kronikë
Plagosja e dyfishtë me armë zjarri, policia zbardh ngjarjen dhe

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas.

Blutë kanë njoftuar se janë arrestuar dy nga autorët e dyshuar të ngjarjes, si dhe shpallet në kërkim autori i tretë, të tre me precedent të mëparshëm penal. Në pranga ka rënë edhe njëri prej të plagosurve, për moskallëzim krimi.

https://a2news.com/2021/10/13/te-shtena-tek-ish-parku-i-autobuseve-dy-te-plagosur/

Të arrestuarit janë shtetasit F. P. dhe D. M., të dy 27-vjeçarë, ndërsa në kërkim është shpallur 28-vjeçari me iniciale I. Xh. Këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. N., 28 vjeç dhe Xh. V., 26 vjeç,  të cilët ndodhen në spital.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasve të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos