Futbolli në zi, ndahet nga jeta Shyqyri Rreli

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2019, 10:30 | Futboll
Futbolli në zi, ndahet nga jeta Shyqyri Rreli

Mbyllje e trishtë e 2019-ës: në prag të ndërrimit të viteve është ndarë nga jeta Shyqyri Rreli, një humbje e madhe për futbollin shqiptar, por edhe për të gjithë sportin.

 I vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, Rreli është i famshëm për karrierën si futbollist, por mbi të gjitha për punën si trajneri i Kombëtares dhe Tiranës.

Ai i ka drejtuar kuqezinjtë në dy raste, në periudhën 1982-1985, kur kujtohet fitorja 2-0 ndaj Belgjikës dhe 1988-1989.

Shyqyri Rreli ka drejtuar edhe Kombëtaren Shpresa, duke e udhëhequr skuadrën mes tetë më të mirave të Europës në vitin 1984, ndërsa me kuqezinjtë ka fituar edhe dy tituj Ballkanikë për të rinj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos