Pushimet e dimrit i kanë gjetur futbollistët në shtëpitë e tyre për festuar Krishtlindjen. Natyrisht, në këtë ditë të veçantë nuk kishin si të mungonin dhe urimet e tyre ku secili ka veçantinë e vetë.
Shumica prej tyre janë pranë familjeve nga i urojnë tifozëve Krishtlindje të bardha dhe mbarësi në jetë. Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka pozuar me familjen e tij ku përveç bashkëshortes Georgina dhe 5 fëmijëve të tij, në foto duken dhe familjarë që janë bashkuar për këtë ditë të veçantë. Zltan Ibrahimovic që njihet tashmë për karakterin surprizues në çdo fushë, pozoi një dorë me gishtin e mesit në formën e një qiriu me mbishkrimin “Gëzuar Krishtlindjen”.
Foto e bukur ishte dhe ajo e sulmuesit të Atalanta-s, Pikoli, ku ditën e Krishtlindjes zgjodhi ta festojë me mjekët në spital. Në foto shihet dhe fanella që ai i ka bërë dhuratë në shenjë falenderimi dhe mirënjohje në këto kohë të vështira. Edhe mosmarrëveshjet mes çiftit Mauro Icardi dhe Wanda Nara duket se janë sheshuar.
Ata kanë postuar një foto në Instagram kur duken të lumtur dhe pranë fëmije të tyre në atmosferën e Krishtlindjes. Urimeve i janë bashkuar dhe futbollistët e tjerë si Robert Lewandowski, Neymar, Dybala apo Lautaro Martinez. (A2 Televizion)
Postimi i Ibrahimovic