Në Serie A është konfirmuar rasti i dytë i një futbollisti të prekur me koronavirus. Pas Ruganit të Juventusit është konfirmuar se është prekur edhe Manolo Gabbiadini i Sampdoria-s. Lajmi është konfirmuar nga skuadra.
Situata bëhet edhe më shqetësuese, duke qenë se Gabbiandini luajti vetëm 4 ditë më parë me skuadrën e Sampdoria-s në fitoren 2-1 ndaj Veronës.
Ky fakt ka bërë që klubi i Veronës të vendosë në karantinë të gjithë skuadrën, pjesë e sëcilës janë edhe shqiptarët Kumbulla dhe Rrahmani. (A2 Televizion)
