
Një futbollist 16-vjeçar që shihej si e ardhmja e futbollit irlandez, u vra në rrugët e Dublinit ditën e martë ndërsa përpiqej të ndihmonte një punonjës poste.
Josh Dunne, një talent në futboll, ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda me thikë që mori në rrethinat e Dublinit.
Qendërsulmuesi, ndonëse i ri në moshë, kishte kryer prova me disa nga klubet kryesore në Scottish Premiership dhe po ndiqej dhe nga disa ekipe të tjera.
Sipas raportimeve, i mituri mori plagë të rëndë me thikë nga disa adoleshentë të tjerë pasi ndërhyri për të mbrojtur një punonjës të postës që ishte sulmuar prej tyre. (A2 Televizion)