Nuk ndalet vala e vdekjeve në Britaninë e Madhe, në 24 orë u konfirmuan 1725 viktima

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 22:47 | Bota
Nuk ndalet vala e vdekjeve në Britaninë e Madhe, në 24 orë u

Vazhdon të rritet numri i viktimave në Britaninë e Madhe nga COVID-19, duke u ndeshur edhe me pasojat e variantit anglez të virusit, që ka goditur vendin javët e fundit.

Sipas të dhënave të regjistruara, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 1725 persona në krahasim me  1631 të një dite më parë, duke e çuar numrin total të viktimave nga COVID-19 në 101 887.

Numri më i lartë i viktimave të raportuara në një ditë të vetme ishte 1820 të konfirmuar, më 20 janar.

Rreth 25 308 raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga 600 000 testime, ndërkohë që efekti i kufizimeve ka filluar të reduktojë rritjen e shtrimeve në spital.

Ndërkohë, numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 7 164 387, kurse 474 156 prej tyre kanë marrë edhe dozën e dytë.

Në spitalet e vendit vazhdon trajtimi i 37 605 pacientëve, prej të cilëve 3961 gjenden në terapi intensive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos