Futbollistit të City i hyjnë në shtëpi dhe e dhunojnë: Një tjetër pengesë në jetë që duhej kaluar

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2021, 09:13 | Futboll

Futbollistët e Premier League janë bërë kohët e fundit objekt grabitjesh nga grupe të organizuar kjo edhe si pasojë e jetës së luksit që bëjnë apo sendet e shtrenjta që reklamojnë.

I fundit që ra në kthetrën e këtyre grabitësve ishte futbollisti i Manchester City, Joao Cancelo, i cili ndryshe nga të tjerët është dhunuar prej tyre.

“Fatkeqësisht sot u sulmova nga 4 frikacakë që më goditën mua dhe u përpoqën të godisnin familjen time. Kur bën rezistencë, kjo është ajo që ndodh. Ata morën në shtëpi gjithçka me vlerë dhe më lanë mua në këtë gjendje. Pas shumë pengesash në jetën time, ky ishte i radhës”, shkroi futbollisti në rrjetet sociale pas ngjarjes.

Klubi i Manchester City reagoi i shokuar për këtë ngjarje dhe kërkoi nga autoritetet ta zbardhin sa më shpejt atë dhe të vendosin personat përgjegjës përpara drejtësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos