Vizita e Escobar në Tiranë, Ambasada e SHBA ndan foto nga takimet me Ramën dhe Begajn

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 18:51 | Politikë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga takimet e të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka nisur sot vizitën e tij dyditore në Shqipëri, por duke dhënë edhe detaje.

Sipas Ambasadës, Escobar nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

“Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, mbërriti sot në Tiranë për takime me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë. Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar do të nënvizojë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë. Ai do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës.”, thuhet ndër të tjera në postimin e Ambasadës së SHBA. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/11/presidenti-begaj-takim-koke-me-koke-me-gabriel-escobar-zbardhen-mesazhet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos