
Analisti Lutfi Dervishi, i ftuar në “Debat” në A2CNN foli në lidhje me hapjen e fushatës së Partisë Socialiste, për të cilën u shpreh se, duke e gjykuar nga fjalimi, duket që nuk kemi të bëjmë me zgjedhje lokale, por politike.
Sipas Dervishit nuk mund të flasësh pa respekt për kundërshtarin, ndërsa shtoi se, këto janë zgjedhje lokale, dhe nuk u tha në asnjë moment se cilat janë programet lokale, cilat janë alternativat, debati mungon.
Z. Dervishi, a flitet vërtet në fjalimin e Ramës për një lloj komoditeti, një injorim të kundërshtarit dhe rivalëve politikë dhe ndoshta një lloj ofeze në tërësi e kësaj gare elektorale dhe të atyre, që këtë herë ndryshe nga hera e fundit, i kanë përballë?
Duke e gjykuar nga fjalimi duket që nuk kemi të bëjmë me zgjedhje lokale, por zgjedhje politike. E dyta që ka të bëjë me faktin se përmendi disa herë Shkodrën, e vetmja bashki që nuk arriti të marrë. E treta, një lloj arrogance duke bërë bilance dhe duke llogaritur si fitore edhe ato kur nuk ka pasur kundërshtarë përballë. E katërta, ka të bëjë me faktin që tashmë është bërë si modë të mos flasësh konkretisht, vetëm me fjalë të përgjithshme.
Ndërkohë në një prag fushate njerëzit presin se çfarë është realizuar nga ajo që është premtuar katër vite më parë.
Shkodrën dhe pagat i vendosi si dy shinat hyrëse të fjalimit të tij dhe në këtë kontekst është e pa sens të flasësh për çështjen e pagave. E vetmja gjë që mund të sillet si risi është heqja dorë nga mitingjet.
Nuk mund të flasësh pa respekt për kundërshtarin. Janë zgjedhjet lokale, cila janë programet lokale, cilat janë alternativat, debati mungon. Nuk ka debate, nuk ka premtime të matshme, është vetëm histori që ne jemi s’ka më të mirë se ne.
Dhe e vetmja risi është që nuk do të ketë posterë që do të ndotin qytetin dhe lënë kujtime të pakëndshme. Pasi edhe sot kemi nëpër mure në Tiranë njerëz të padashur sot. (A2 Televizion)