
Kryeministri Rama e ka cilësuar me fat kryetarin aktual të bashkisë, Erion Veliaj, i cili në këto zgjedhje kandidon për një mandat të tretë në krye të Tiranës.
Sipas Ramës, Erion Veliajn e duan të gjithë, madje dhe kundërshtarët e tij që vazhdojnë t’i vendosin përballë kandidatë të lodhur.
“Do ta nisim këtu sot me 61 pemë nga donacioni ynë për bashkinë e Tiranës dhe Lalin Erin që ka lindur me këmishë dhe që e duan të tërë, pasi nuk e duam vetëm ne por edhe ata që i dhurojnë kandidatin më të lodhur. Këtë herë i kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur fizarmonikën. Shikojeni kur thotë do të bëj transportin falas. Kështu është ndarë kjo botë. Më duket sikur thotë po ma gjete fizarmonikën do të bëj një xhiro pa lekë”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)