All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Roland Bejko nxjerr programin e tij për Tiranën: Përkushtimi, ndershmëria dhe aftësia na diferencon nga kundërshtarët

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 19:18 | Politikë
All - Paragraf - 1

Roland Bejko, kandidati i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, ka publikuar programin e tij për garën e kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës.

Ai ka publikuar disa foto nga firmosja e programit në rrjetet sociale dhe përbri ka shkruar edhe një mesazh në të cilin thotë se, ky program është hartuar nga ekspertët më të mirë të çështjeve lokale.

All - Paragraf - 3

Sipas tij, përkushtimi, ndërshmëria dhe aftësia i diferencon ata nga kundërshtarët në këtë garë.

“Merr jetë programi për Bashkinë e Tiranës, 2023-2027. Një  program i hartuar nga ekspertët më të mirë për çështjet lokale, të cilët dua t’i falënderoj nga zemra për kontributin e tyre të paçmuar. Në ditët në vijim do të trokasim në dyert e çdo familjeje për të shpjeguar nga afër se alternativa jonë është alternativa më e mirë për qytetin. Përkushtimi, ndershmëria dhe aftësia na diferencon nga kundërshtarët tanë.”, shkruan përbri fotove të programit të tij, kandidati i PD së Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos