SPAK kërkon 12 vite burg për Kohilën, i bashkëpandehur me Saimir Tahirin

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2021, 14:19 | Kronikë
SPAK kërkon 12 vite burg për Kohilën, i bashkëpandehur me

SPAK kërkon dënimin me 12 vite burg për Gjergji Kohilën, ish-zyrtar i Policisë së Vlorës, i bashkëpandehur me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i kërkuar është 8 vite burg për akuzat e "trafikut të narkotikëve" dhe "grupit të strukturuar kriminal". Gjyqi ndaj tij u zhvillua në mungesë, pasi Kohila ende nuk është arrestuar.

I bashkëpandehuri tjetër i çështjes, Sokol Bode, po gjykohet në një proces të veçuar, për shkak se gjyqi ndaj tij zhvillohet me procedurë të zakonshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos