Gara për Elbasanin, Boçi: Do kërkoj votën e moshës së tretë, do t'u krijoj ambient argëtues

Nga A2 CNN
18 Prill 2023, 21:43 | Politikë
Gara për Elbasanin, Boçi: Do kërkoj votën e moshës

Elbasani është një nga 3 bashkitë kryesore në vend, rezultati i së cilës tregon shumë për trendin e 14 majit.

Ky qytet qeveriset prej 16 vjetësh nga Socialistët. Gledian Llatja garon për një mandat tjetër, ndërsa Luçiano Boçi, ish deputet, drejtues i PD-së prej vitesh atje, është kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë.”

Që në krye të herës me organizimin e Primareve, Boçi ishte emri konsensual që i bashkoi demokratët pavarësish krizës 2-vjeçare dhe ndarjes së madhe.

Edhe në 14 maj Alibeaj nuk nxori kandidat atje. Ky qytet në zgjedhjet e shkuara ka pasur tensione, madje janë përdorur edhe armët qe kane sjelle humbje jete. Por si do të jetë këtë herë? A do ti besojnë Llatjes një mandat te dyte zgjedhësit, apo do të votojnë Boçin për ndryshim?

I ftuar në “Debat” në A2 CNN, Luçiano Boçi theksoi se synimi i tij është që ta shkëpusë bashkinë nga roli i saj tradicional.

I pyetur se çfarë do të bëjë ndryshe për të bindur elektoratin gri, Boçi solli në vëmendje faktin që në 16 vite qyteti drejtohet nga e majta, dhe sipas tij qytetarët duhet ta kenë të qartë tashmë se çfarë nuk shkon.

“Alternativa ime përfshin ndërhyrje gjeneralë por edhe kapilare. Do marr iniciativa që ta bëjnë atë të riun të qëndrojë, të arsimohet ose të punësohet,” shtoi Boçi.

Po ashtu, kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për kryebashkiak theksoi se ai sytë do t’i kthejë nga mosha e tretë.

“Me moshën e tretë duam të krijojmë marrëdhënie shumë miqësore. Pensionet s’i rrit dot bashkia, por bashkia mund t’i ndihmojë."

Luçiano Boçi tha se do të kërkojë që të moshuarit ta votojnë duke u zotuar se do t’u krijojë ambientin e duhur që të mos rrinë të vetëm, pasi rinia është larguar jashtë.

“...Do ta çoj në një ambient argëtues që të ndihet i vlerësuar. Pensionin do mundohem ta përmirësoj me kartën e pensionistit. Që është pajisja me një të drejtë për të pasur një favor të vogël  financiar. Dhe me bonusin social.”

Por cili do të jetë vendimi i parë që do të marrë Boçi nëse fiton bashkinë?

Ai shpjegoi se do të falë çdo penalitet apo gjobëvënie nga bashkia Elbasan si dhe do të ndërhyjë për të rregulluar marrëdhënien mes “biznesit agresiv dhe mjedisit që duhet të ruhet se është pasuria jonë e përbashkët.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos