
Enkelejd Alibeaj dhe Erion Veliaj bashkohen në pyetjen që i bëjnë koalicionit “Bashkë Fitojmë” mbi burimin e parave të shpenzuara në fushatë elektorale. Ilir Meta i ftoi të gjithë që t’i dërgonin kërkesa me shkrim në zyrat e partisë dhe të merrnin përgjigjet e plota, ndërsa vetë pyetjet e rivalëve i sheh si simbol të pasigurisë së tyre për rezultatin e garës.
“Ka të drejtë Rama dhe Ramarucët që janë të tmerruar nga manifestimi në stadiumin kombëtar. Apo dje nga shpërthimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Gramshit dhe do të jenë të detyruar që të përpiqen herë pas here që të shmangin thelbin e kësaj gare elektorale të 14 majit që bëhet për të shpëtuar bashkitë tona dhe qytetarët tanë”.
Një përgjigje e pati dhe për deklaratat e Alibeajt, i cili u ka bërë thirrje demokratëve të mos votojnë kandidatët e primareve. “Nuk kam kohë që të merrem me të...”
I pyetur mbi vendimin për të mos vendosur në fletën e votimit emrin e tij si kryetar i koalicionit, shmangu një përgjigje direkte.
“Demokratët e dinë shumë mirë që nuk do të kishin fituar në 2005 nëse nuk do të ishte krijuar Lëvizja Socialiste për Integrim”.
Meta ftoi në debat të gjithë kandidatët që të përballen me të përzgjedhurit e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. (A2 Televizion)