Veliaj në njësinë 2, ironizon Berishën: Çeli fushatën nga stadiumi që ka sharë

Nga A2 CNN
18 Prill 2023, 17:06 | Politikë
Veliaj në njësinë 2, ironizon Berishën: Çeli

Kandidati socialist për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj, njëherësh drejtuesi politik i qarkut, ka vijuar takimet me banorë të kryeqytetit. Nga njësia numër 2 në Tiranë, Veliaj ka ironizuar hapjen e fushatës së demokratëve që sipas tij u mblodhën në vendin që kanë kritikuar më shumë.

“Një rrotullim 360 gradë për të parë se çfarë kemi bërë dua ta mbyll te stadiumi, deri dje ishte arena e korrupsionit mashtrimit betonit kullave e rilindjes. Krejt papritur u bë arena e demokracisë dhe lirisë. Budallenj mendoni se janë njerëzit u them kolegëve të opozitës si mund të shani dhe pështyni? Një punë nga qeveria e Edi Ramës nuk e mohon dot se vjen momenti ku do shkosh dhe do ta vlerësosh e do bësh selfie dhe demokratët erdhën me pa stadiumin se nuk u lejohej se ishte zonë e ndaluar dhe sa e panë ikën dhe ngeli stadiumi me karrige bosh, të cilat nuk kishin dëgjuar fjalim aq të gjatë. Dhe thashë nuk mund të tallen këta me një të moshuar. Ftesa ime është që bashkia ka qendra sociale, psikologë, përkujdesje e asistentë. Mos e bëni këtë nuk është në traditën shqiptare që të lihet plaku vetëm në fushë dhe kishte më shumë kandidatë se spektatorë. Por çfarë të mbjellësh do të korrësh!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos