Partia Demokratike ka publikuar kriteret që i duhen kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 29 korrikut.
Në dokumentin e siguruar nga A2 CNN lexohen disa pika, mes të cilave thuhet se “kandidati për kryetar të mos ketë dëmtuar interesat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit”.
Gjithashtu, kandidati duhet “të mos ketë masa disiplinore në fuqi sipas parashikimeve të Statutit të Partisë Demokratike”.
Prej shtatorit të vitit 2021, Sali Berisha është i përjashtuar zyrtarisht nga grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe. (A2 Televizion)

