SPAK heton për “shpërdorim detyre”, identifikohet vajza në videon intime me Gjicin

Nga A2 CNN
17 Qershor 2023, 16:46 | Politikë
SPAK heton për “shpërdorim detyre”, identifikohet vajza

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka identifikuar vajzën e videos intime që çoi në shkarkim nga detyra kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Deklarimi i saj do të jetë thelbësor në hetimin e nisur nga SPAK ndaj Gjicit për akuzën e "shpërdorimit të detyrës".

Burime jozyrtare të SPAK bënë me dije se ende nuk është administruar dëshmia e saj. Rrëfimi i vajzës pritet të zbulojë për grupin e hetimit edhe pajisjen e përdorur për regjistrimin dhe mundësinë e sigurimit të saj.

Nga ana tjetër, hetimi do të zgjerohet edhe lidhur me pretendimet e Gjicit për një kurth dhe identifikimin e personave që mund të kenë bashkëpunuar për shantazhimin e tij.

Pas këtij skandali të kryebashkikaut, që u dorëhoq duke e cilësuar videon ndaj tij një kurth politik, në bashkinë e Kukësit pritet të mbahen zgjedhjet vendore për të zgjedhur kryetarin e ri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/seks-ne-zyren-e-shtetit-nje-video-shemb-kryebashkiakun-e-kukesit-spak-nis-hetim-per-safet-gjicin/
https://a2news.com/2023/06/16/videoja-intime-ne-zyre-gjici-jep-doreheqjen-me-ngriten-kurth/

A2 CNN Livestream

Latest Videos