Padia e "Bashkë Fitojmë", merret vendimi për zgjedhjet në Kamëz

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 11:03 | Politikë
Padia e "Bashkë Fitojmë", merret vendimi për zgjedhjet

Zgjedhjet në Kamëz nuk do të ribëhen. Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë padinë e bërë nga koalicioni "Bashkë Fitojmë".

Në këtë mënyrë, rezultati i Kamzës nuk ndryshon dhe Rakip Suli, i Partisë Socialiste, mbetet fitues.

Katër ditë më parë, Kolegji mori të njëjtin vendim edhe për ankimimin e “BF” për Bashkinë e Belshit.

Ndërkohë, në Rrogozhinë do të përsëriten zgjedhjet, pasi ankimimi i koalicionit "Bashkë Fitojmë" u pranua. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos