Legalizimi i kanabisit mjekësor, Noka: Konsolidon narkoshtetin, taksa për zgjedhjet e vjedhura

Nga A2 CNN
17 Qershor 2023, 12:30 | Politikë
Legalizimi i kanabisit mjekësor, Noka: Konsolidon narkoshtetin, taksa

Demokratët thonë se nuk u habitën nga vendimi i Qeverisë për të legalizuar kanabisin për përdorim mjekësor.

Për opozitën, ky hap është pjesë e një projekti politik të nisur që në vitin 2013 me ardhjen e socialistëve në pushtet. 

Legalizimi pas kanabizmit është gozhda e fundit në arkivolin e Republikës. Përmbyllja e eksperimentit famëkeq të kanabizmit, i cili mori shumë e shume jetë njerëzish në luftën për territore të trafikut, që largoi shumë të rinj nga shkollat dhe shumë të tjerë nga Shqipëria, është shenja se Edi Rama nuk ndalet para asgjëje në konsolidimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë,” deklaroi të premten, Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Nuk është rastësi, sipas demokratëve, që ky vendim vjen pak javë pas zgjedhjeve të 14 Majit, të konsideruara prej tyre si farsë elektorale.

“Vendimi, që vjen menjëherë pas zgjedhjeve, fakton atë që Partia Demokratike e thotë çdo ditë me zë të lartë: nuk ka pasur zgjedhje, por farsë. Këtë farsë e ka mundësuar pushteti në bashkëpunim të ngushtë me bandat e drogës. Legalzimi është taksa që Rama u paguan bandave për zgjedhjet e vjedhura. Shqipëria nuk ka një shtet të tillë që mundëson, as ekspertizën për sipërmarrje të tilla dhe as burokracinë që e kontrollon atë,” shpjegoi Noka.

Për këtë, tha se PD e dënon me ashpërsi këtë hap të radhës që e konsideron drejt çmendurisë dhe rrënimit tështetit.

“Legalizimi i kanabisit nuk është asgjë më shumë se legalizimi i një sektori kriminal në të cilin qeveria ka qenë e angazhuar që në fillim. Baronët e drogës tani do të legjitimohen dhe, nga industria e kanabasit do të kalojnë në faramaceutikë, e më pas në politikë. Ky projektligj nuk është gjë tjetër veçse përpjekja për ta Tom-Doshëzuar politikën shqiptare.”

Noka kishte një thirrje edhe për kolegët e mazhorancës, duke u kujtuar atyre se duhet të vendosin nëse do të mbeten në histori si socialistë apo kanabistë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/16/qeveria-i-hap-driten-jeshile-kultivimit-te-kanabisit-mjekesor-miratohet-projektligji/

A2 CNN Livestream

Latest Videos