Në shkollën e parë shqiptare, teatri zhvendoset në oborrin e Mësonjëtores

Nga A2 CNN
19 Korrik 2020, 16:39 | Aktualitet
Në shkollën e parë shqiptare, teatri zhvendoset në oborrin e

Nuk është e thjeshtë të gjesh alternativa për të ofruar art në një kohë kur e gjithë bota kërcënohet nga një armik i padukshëm.

Skenat teatrale të mbyllura për shkak të koronavirusit, tanimë janë zhvendosur në ambiente të hapura. Kështu ka ndodhur këtë fundjavë në Korçë. Në shkollën e parë shqipe ka marrë jetë komedia “Pas vdekjes”.

Kjo komedi e Çajupit bëri bashkë aktorë të rinj, që iu bashkuan në këtë përvojë artistike Albano Prodanit, një emri të njohur të skenës teatrale.

Ndonëse kushtet nuk janë të favorshme dëshira e madhe për të shijuar art edhe në kohë të tilla ka bërë që regjisori dhe aktorët e trupës së Korçës të premtojnë se shfaqja do të vijojë rrugëtimin e vet artistik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos