Rruga bashkoi kombin, por ndau fshatrat. Banorët: Rrezikojmë çdo ditë jetën tonë dhe të drejtuesve

Nga A2 CNN
19 Korrik 2020, 15:07 | Aktualitet
Rruga bashkoi kombin, por ndau fshatrat. Banorët: Rrezikojmë

Rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të ushqyer familjet ndërsa mungesa e mbikalimeve si dhe lidhja me segmente dytësore në Rrugën e Kombit vijon të ndajë fshatra në afërsi të Kukësit.

Mënyra e vetme për banorët është të kalojnë trafikndarëset, por duke u kthyer dhe në burim aksidentesh për të tjerë. Janë dy lagjet e Kodër Lumes dhe Rexhepajt në Kukës që përballen me këtë rrezik. Kryefamiljarët s’kanë reshtur asnjëherë të kërkojnë zgjidhje përmes rrugëve dytësore.

Së fundmi, kompania koncesionare po mbyll me gardiela metalike të gjitha shtigjet që kishin akses në autostradë, por pa krijuar mundësinë e lëvizjes për banorët në këto zona. Një nënkalim i lënë për akses me pjesën tjetër, nuk është shoqëruar me ndërtimin e rrugës lidhëse dhe nuk e kryen funksionin e tij. Në projekt është ndërtimi i rrugës dytësore paralel me Rrugën e Kombit, por nuk është zbatuar. Banorët thonë se do të detyrohen të qëndrojnë në rrugë, madje edhe ta bllokojnë atë deri në zgjidhjen e problemit të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos