Prokurori Shkëlzen Cena është tërhequr nga gara për anëtar i Strukturës se Posaçme Antikorrupsion. Prokurori Cena e paraqiti kërkesën e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ai nuk dha detaje për arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi. Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e miratoi këtë kërkesë me 10 vota pro.
Gjithashtu, po në këtë mbledhje KLP miratoi raportet e vlerësimit për 7 prokurorë, pesë prej të cilëve janë kandidatë për SPAK.
Këto vlerësime i dërgohen organeve të vettingut dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. (A2 Televizion)