Gara për SPAK, KLP shpall të mërkurën emrat e prokurorëve të përzgjedhur

Nga A2 CNN
13 Korrik 2019, 14:20 | Aktualitet
Gara për SPAK, KLP shpall të mërkurën emrat e

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall të mërkurën listën me emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga gara për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Pritet që institucioni i ri i drejtësisë të nisë punën në shtator me më pak se 10 prokurorë, edhe pse pas procesit të intervistimit do të përzgjidheshin 15 prokurorë.

Por, mosplotësimi i pesëmbëdhjetëshes, për shkak se kriteret e vendosura në garë kanë qenë të forta për çdo kandidat, KLP pranon se do të rihapë garën për kandidatët e rinj, deri në formimin e strukturës me 15 prokurorë. Lista me emrat e kandidatëve që janë kualifikuar, bashkë me pikëzimin, do të bëhen publike nga këshilli, duke i dhënë fund hamendësimeve se kush prokurorë do të jenë pjesë e SPAK.

https://a2news.com/2019/07/12/mbyllen-intervistat-per-22-kandidatet-e-spak-prokuroret-tregojne-per-dosjet-dhe-presionet/

Disa nga emrat e përfolur janë Edvin Kondili, ElisabetaYmeraj, Vladimir Mara, Anton Martini, Dritan Prençi, Altin Dumani, Doloreza Musabelliu dhe Besim Hajdarmataj. Rregullorja e Këshillit përcakton datën 16 si afatin e fundit për përzgjedhjen e kandidatëve prokurorë dhe kryetari i këtij këshilli përcakton detyrat e tij.

https://a2news.com/2019/06/25/reforma-ne-drejtesi-soreca-takon-kreun-e-klp-spak-sa-me-shpejt-funksional/

OBDAT dhe Euralius, dy misionet ndërkombëtare të përfshira në zbatimin e reformës, kanë dhënë pikët e tyre në lidhje me kandidatët. Ata kanë qëndruar pas çdo raportimi mbi punën, përvojën dhe përfaqësimin e akuzës nga çdo prokuror për dosjet konkrete. 

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos