
Kandidati tjetër i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ishte në Laprakë, nga ku premtoi më shumë mbështetje ndaj biznesit të madh e të vogël.
“Pushteti që iu ofron Berisha demokratëve është një lugë e mbushur me çorbën e prishur të Ilir Metës.
Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje arsyes, njerëzve që e duan këtë qytet, që e duan ndryshe nga sa e ka katandisur Erion Veliaj e padron i tij Edi Rama. Qyteti ynë nuk merr frymë. Ndërsa po vjen vera, nuk do të mendosh tjetër vetëm sesa të ikësh larg tij. Shumica i refuzon Ramën, Berishën dhe Metën, si dhe çirakët e tij. Ne po përpiqemi të marrim në dorë fatet e qytetit, për t’i dhënë frymëmarrje biznesit të vogël, të mesëm dhe të madh”, tha Bejko. (A2 Televizion)