
Një ish-gardian nazist i kampeve të përqendrimit është dënuar me 5 vite burg nga një gjykatë gjermane, me akuzën se ka ndihmuar në vrasjen e 3518 personave gjatë Holokaustit.
Burri 101-vjeçar ka qenë gardian në kampin e përqendrimit Sachsenhausen, në Oranienburg, nga janari i vitit 1942 deri në shkurt të vitit 1945.
Ligji gjerman parashikon që njerëzit që shpallen fajtorë për vrasje, zakonisht dënohen nga 3 deri në 15 vite burg.
“Vendimi i sotëm është një kompensim i vonë për të afërmit dhe një shenjë shumë e rëndësishme për Gjermaninë”, tha për CNN një nga përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Auschwitz.
I dënuari ka mohuar gjithmonë që të ketë qenë aktiv në kampin e përqendrimit. (A2 Televizion)