Gati 330 milionë orë shikime, ju prezantojmë me filmin më të suksesshëm në Netflix

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2021, 16:39 | Showbiz

Filmi më i ri i Dëayne Johnson është bërë filmi më i shikuar në Netflix, me 328,8 milionë orë shikime, pavarësisht vlerësimeve të ulta nga kritikët.

“Red Notice”, që ka si protagonistë edhe dy aktorë të tjerë shumë të famshëm: Ryan Reynolds dhe Gal Gadot, u shfaq për herë të parë në Netflix në datën 5 nëntor. Në të njëjtën datë nisi edhe shfaqjen në kinema, ku ka grumbulluar vetëm 2 milionë dollarë, nga 200 që ka kushtuar prodhimi i tij.

Ndërkohë, filmi i dytë më i shikuar në Netflix është “Bird Box”, me protagoniste Sandra Bullock, me 282 milionë orë shikime. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/18/aktori-ryan-reynolds-terhiqet-nga-kinematografia-per-momentin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos