
Shqipëria dhe Kosova janë gati të firmosin marrëveshjen për sigurimet shoqërore, që do t’u mundësonte njohjen e viteve të punës atyre që punojnë në anën tjetër të kufirit.
Sipas grupeve të negociatave, është përmbyllur procesi i hartimit dhe finalizimit të marrëveshjes së plotë, 7 vite pas nisjes zyrtare të diskutimeve.
Krahas pensionit të pleqërisë, përfitime do të ketë edhe për lejen e shtatzënisë, aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, njohjen e kontributeve të të vetëpunësuarve, si dhe pensionet e invaliditetit.
Deri më sot, Shqipëria ka marrëveshje të tilla me 9 shtete, por jo me Italinë e Greqinë, ku është edhe interesi më i madh nga emigrantët që kanë jetuar dhe punuar në këto vende. (A2 Televizion)