
Procesi i vaksinimit në Shqipëri duket sikur ka mbetur në vend. Nga nisja e fushatës kanë ardhur më shumë se 2 milionë doza vaksinë anti-Covid-19 dhe sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, deri më tani, janë vaksinuar më shumë se 1 milion qytetarë me doza të para, mbi 900 mijë me doza të dyta dhe një shifër e ulët me dozën përforcuese.
Thënë në përqindje, mbulesa vaksinale me një dozë është mbi 37 për qind e totalit të popullsisë, me dy doza 33% dhe me doza të treta 1,4%.
Grupmoshat 40 deri në 60 vjeç dhe të moshuarit janë më të vaksinuar, ndërsa të rinjtë janë më neglizhentët ndaj këtij procesi. Në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet e parafundit, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën. (A2 Televizion)