“Gati për javën me energji të reja”, presidenti Meta “thyen rekordin” në ecje sportive

Nga A2 CNN
23 Maj 2021, 20:11 | Politikë
“Gati për javën me energji të reja”, presidenti Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar së fundmi një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet buzë detit duke kaluar fundjavën.

Kreu i shtetit shkruan përkrah fotos se sapo ka përfunduar 20 km ecje sportive, për të qenë gati për javën e ardhshme.

“Pas 20 kilometra ecje sportive në perëndim të diellit. Një mbrëmje relaksuese për të gjithë, për të nisur nesër javën me energji të reja”, shkruan Meta në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos