4 kandidatë do të garojnë për kreun e PD. Basha nuk merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë

Nga A2 CNN
23 Maj 2021, 18:25 | Politikë
4 kandidatë do të garojnë për kreun e PD. Basha nuk merr

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën me 4 kandidatë që do të garojnë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit.

Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Agron Shehaj do të jenë ata që do të sfidojnë Lulzim Bashën, të cilin e akuzojnë si përgjegjësin kryesor për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryesia votoi në mënyrë unanime për këto 4 kandidatë nga 9 që kishin shprehur në fillim interesi.

Gjatë mbledhjes pati dhe debate, por ajo që ra në sy ishte mosprania e Lulzim Bashës i cili kishte shprehur se nuk do të donte të ndërhynte në vendimmarrje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/23/gara-per-kreun-e-pd-kadilli-i-kerkoj-lulzim-bashes-nje-debat-publik-ashtu-sic-ai-i-kerkoi-rames/
https://a2news.com/2021/05/22/agron-shehaj-kandidon-per-kryetar-te-pd-se/
https://a2news.com/2021/05/21/elezi-nese-sali-berisha-largohet-nga-pd-ja-patjeter-largohet-edhe-basha/

A2 CNN Livestream

Latest Videos