Disa godina në Qytetin Studenti prej ditësh janë përgatitur për të pritur refugjatët afganë të larguar nga dhuna e talebanëve, por ditën e shtunë të huaj të tjerë janë shfaqur në dyert e tyre që kërkojnë strehim.
Bëhet fjalë për rreth 12 shtetas nga Bangladeshi, të cilët sipas burimeve jo zyrtare, me kontrata pune në duar kanë kërkuar strehim në këto godina.
Shtetasit bangladeshas janë shoqëruar në Zyrën e Emigracionit nga policia dhe më pas janë dërguar në qendrat përkatëse të akomodimit. (A2 Televizion)