Shijaku i mbushur me plehra, në periferi nis djegia e tyre

Nga A2 CNN
21 Gusht 2021, 14:27 | Aktualitet
Shijaku i mbushur me plehra, në periferi nis djegia e tyre

Situata me mbetjet paraqitet e rënduar edhe në territorin e Bashkisë së Shijakut. Mbetje te papastruara prej disa ditësh gjenden në të gjithë sipërfaqen e brendshme të qytetit por edhe në zonat periferike.

Kazanët e papastruar janë tejmbushur, duke bërë që mbeturinat të derdhen në rrugë e trotuare. Deri më tani autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për situatën, e cila është shndërruar në një problem të madh për banorët. Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana në një intervistë për A2 CNN shpjegoi se kjo situatë u krijua pas përfundimit të marrëveshjes mes Bashkisë Shijak dhe Landfillit të Sharrës.

Situata është akoma më e rënduar në periferi të qytetit ku ka nisur djegia e mbetjeve urbane që po nxjerrin shtëllunga tymi helmues. Qytetarët shprehen se djegien e mbetjeve po e bën Bashkia. Por një gjë ë tillë u mohua nga Kryetari i bashkisë së Shijakut i cili u shpreh se nuk ka dijeni se kush ka vendosur zjarrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos