Gatitu duke u hedhur nga avioni, akrobacitë e “Kalorësve të Artë”

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 16:35 | Lifestyle

Momenti kur një rreshter i njësisë elitare të parashutistëve ameirkanë hidhet nga avioni, është fiksuar në kamera. Foto e Rreshterit Danny Hellman, pjesë e “Kalorësve të Artë” u shpërnda nga vetë ushtria amerikane dhe u bë menjëherë virale në rrjet.

Fotografia është realizuar në kampin e certifikimit të parashutistëve në Homestead, Florida. Parashutisti qëndron gatitu në ajër, qindra metra mbi tokë, duke i buzëqeshur fotografit brenda avionit.

“Kalorësit e Artë” janë një njësi tepër elitare e përbërë nga parashutiste të aftë, e krijuar që në vitin 1959. Që prej krijimit, kjo njësi ushtarake ka marrë pjesë në më shumë se 16 mijë spektakle akrobacie në 50 shtete të SHBA-së dhe 48 vende të tjera, duke fituar mbi 2000 medalje të arta dhe duket thyer 348 rekorde botërore, sipas përshkrimit në faqen e tyre në internet.

Në total, “Kalorësit e Artë” janë një grup prej 95 burrash dhe grash, të cilët përgjatë një viti performojnë në më shumë se 100 evenimente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos