Dallimet socio-ekonomike, tensionet politike, kartelet kriminale të drogës dhe bizneset e paligjshme, të shoqëruara nga korrupsioni policor dhe pastrimi i parave, janë disa nga shkaktarët që “mbajnë peng” disa qytete të caktuara.
Për këtë arsye, Këshilli Qytetar për Sigurinë Publike dhe Drejtësi Penale të Meksikës, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka përgatitur renditjen e qyteteve me shkallën më të lartë të rrezikut në planet, bazuar në numrin mesatar të vrasjeve të regjistruara për çdo 100 000 banorë. Kryesisht, rajonet me kriminalitetin më të lartë janë grupuar në Afrikën e Jugut dhe në disa zona të Amerikës së Jugut dhe të Veriut.
Në fotogalerinë e mësipërme mund të njiheni me qytetet më të rrezikshme në botë, duke nisur nga më pak i rrezikshmi. (A2 Televizion)
San Huan (Porto Riko) Kejp Taun (Afrikë e Jugut) Rio de Zhaneiro (Brazil) Salvador (Brazil) Johanesburg (Afrikë e Jugut) - Afrika e Jugut është një nga vendet më të zhvilluara në kontinentin afrikan, por me shkallën më të lartë të krimit për shkak të grabitjeve, vjedhjeve apo vrasjeve, të shënuara nga tensionet sociale dhe ekonomike në arenën politike Durban (Afrikë e Jugut) - Durban, qyteti i tretë më i populluar në Afrikën e Jugut, është një nga qytetet me shkallën më të lartë të aksidenteve San Pedro Sula (Honduras) Pretoria (Afrikë e Jugut) - Pretoria, në vendin e trembëdhjetë, konsiderohet një qytet shumë i rrezikshëm për shkak të pushtimit të grupeve të armatosura të dhunshme që kontrollojnë këtë territor. Grabitjet dhe përdhunimet ndodhin gjatë orëve të natës. Port Moresby (Papua Guinea e Re) Pietermarizburg (Afrikë e Jugut) - Qyteti i Afrikës së Jugut i Pietermaritzburg është rajoni më i rrezikshëm në të gjithë Afrikën dhe renditet i 11-ti në renditjen më të lartë të krimit në botë. Kryesisht, grabitja e turistëve dhe banorëve në transportin publik dhe subjektet financiare, ka shkaktuar paqëndrueshmëri më të madhe në mbarëvajtjen e këtij qyteti. Për këtë arsye, hotelet kanë subjekte financiare që turistët të kryejnë procedurat e tyre ekonomike në mënyrë të sigurt, pasi në rrugët publike është e paqëndrueshme. Bolivar (Venezuelë) - 69 vrasje për 100 000 banorë Fortaleza (Brazil) - 69 vrasje për 100 000 banorë Natal (Brazil) - 75 vrasje për 100 000 banorë Guayana (Venezuelë) - 78 vrasje për 100 000 banorë Irapuato (Meksikë) - 81 vrasje për 100 000 banorë Huares (Meksikë) - 86 vrasje për 100 000 banorë Viktoria (Meksikë) - 86 vrasje për 100 000 banorë Karakas (Venezuelë) - Raporton 100 vrasje për 100 000 banorë, për shkak të pabarazisë sociale dhe ekonomike të përjetuar nga kryeqyteti venezuelian, i nxitur nga një klimë tensioni politik për shkak të mungesës së respektimit të qeverisë Akapulko (Meksikë) - Dhuna në rrugë është shumë e përhapur në këtë rajon të Bregut të Paqësorit, shkalla e vrasjeve të të cilit është 111 vdekje të dhunshme për 100 000 banorë. Tihuana (Meksikë) - Territori më i rrezikshëm në botë, pasi regjistron 138 vrasje për 100 000 banorë në vit, rreth 7 vdekje të dhunshme çdo ditë. Përdhunimet, rrëmbimet dhe vrasjet janë aktet më mbizotëruese, ku kartelet e drogës kanë pushtuar një pjesë të madhe të këtij qyteti.