I gjurmon fluturimet dhe i poston në Twitter, Elon Musk i ofron adoleshentit 5000 dollarë për të mbyllur llogarinë

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 11:47 | Lifestyle
I gjurmon fluturimet dhe i poston në Twitter, Elon Musk i ofron

Jack Sweeney, një student 19-vjeçar nga Florida, refuzoi një ofertë prej 5000 dollarësh nga Elon Musk për të fshirë llogarinë e tij në Twitter, që gjurmon avionin privat të miliarderit.

Llogaria ElonJet ka mbi 180 000 ndjekës dhe përdor një "software" që Sweeney zhvilloi për të monitoruar fluturimet e njeriut më të pasur në botë, të dhëna që më pas publikohen në Twitter dhe që tregojnë me saktësi kur dhe ku niset ose ulet avioni, si dhe kohëzgjatjen e çdo udhëtimi.

I riu tregon se në mesazhin e parë nga pronari i Tesla dhe SpaceX, iu kërkua të fshinte llogarinë pasi ishte kërcënim për sigurinë e tij. CEO i Tesla dhe SpaceX t i ofroi adoleshentit 5000 dollarë për këtë, por Sweeney iu kundërpërgjigj duke kërkuar 50 000 dollarë, të cilat tha se do t'i përdorte për të paguar kolegjin dhe mbase për të blerë një makinë Tesla.

Musk tha se ai do të mendonte për këtë ofertë, por nuk ka kontaktuar me Sweeney që nga ajo kohë. Prandaj, adoleshenti vendosi të bënte publike bisedën e tij me miliarderin. “Unë kam punuar shumë në këtë adresë dhe 5000 dollarë, nuk janë të mjaftueshme”, tha ai.

Adoleshenti ka shpikur dhjetëra aplikacione të ngjashme që gjurmojnë lëvizjet e personazheve të njohur në botën e teknologjisë, përfshirë Bill Gates dhe Jeff Bezos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos