Gattuso mbyll aventurën spanjolle

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 12:36 | Futboll
Gattuso mbyll aventurën spanjolle

Gennaro Gattuso nuk do të jetë më trajneri i Valencias. Ka qenë vetë klubi spanjoll që njoftoi prishjen e marrëveshjes së bashkëpunimit mes palëve dhe nënvizoi se skuadrën do ta drejtojë Voro Gonzalez, i cili është emëruar përkohësisht për ndeshjen e kësaj fundjave, ndaj Real Madrid.

Gattuso kishte kontratë me klubin e Valencias deri në qershor të vitit 2024, por rezultatet e dobëta dhe gjendja aktuale e skuadrës bënë që dy palët të ndanin rrugën përpara kohe.

Siç bëhet me dije, trajneri italian ka hequr dorë dhe nga paga e tij, duke mbyllur gjithçka me klubin spanjoll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos