
Është hedhur shorti i Kupës së Mbretit në Spanjë, ku 4 skuadrat gjysëmfinaliste mësuan kundërshtarët e tyre.
Goglat vendosën që të kishte një “Klasike” në këtë raund, pasi Real Madrid do të përballet me Barcelonën, në dy ndeshje.
Dueli i parë do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, ndërsa i dyti në “Camp Nou”.
Ndërkohë, dueli tjetër do të nxjerrë në finale fituesin e çiftit Ossasuna-Atletic Bilbao.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 1 dhe 2 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 5 dhe 6 prill. (A2 Televizion)