Gazetari i WSJ, zyrtarisht i akuzuar për spiunazh nga rusët

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 18:55 | Bota
Gazetari i WSJ, zyrtarisht i akuzuar për spiunazh nga rusët

Gazetari amerikan Evan Gershkovich është akuzuar formalisht për spiunazh, sipas medias shtetërore ruse.

Gershkovich i ka mohuar akuzat, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, TASS. Gazeta për të cilën ai punonte i ka mohuar akuzat e Kremlinit ndërsa shefi ekzekutiv i The Wall Street Journal, Dow Jones tha se po punohet intensivisht për të siguruar lirimin e tij.

"Hetuesit e FSB-së e akuzojnë Gershkoviçin për spiunazh në interes të vendit të tij. Ai i mohoi kategorikisht të gjitha akuzat dhe deklaroi se ishte i angazhuar në aktivitete gazetareske në Rusi," tha një përfaqësues i agjencisë, sipas TASS.

Përfaqësuesi nuk pranoi të komentonte më tej, pasi rasti i gazetarit është cilësuar si "tepër sekret", tha agjencia shtetërore e lajmeve.

Sa i përket SHBA-ve, administrata e Presidentit Joe Biden po përgatitet ta deklarojë zyrtarisht Gershkovich të arrestuar gabimisht në Rusi. Kjo lëvizje pritet që të nxisë burime qeveritare për të punuar drejt lirimit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos