All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rubla ruse bie në nivelin më të ulët që nga nisja e pushtimit të Ukrainës

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 17:21 | Bota
Rubla ruse bie në nivelin më të ulët që nga nisja e
All - Paragraf - 1

Rubla ruse ka rënë në vlerën e saj më të ulët në një vit, që pak pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Monedha ra në 82 rubla kundrejt dollarit amerikan të premten në mëngjes në bursën e Moskës. Rusia është goditur në shkallë të gjerë nga sanksionet ekonomike që prej nisjes së ofensivës së saj në Ukrainë në shkurt të 2022.

All - Paragraf - 3

Më herët gjatë këtij viti, Rusia njoftoi se ekonomia e vendit kishte rënë me 2.1 për qind në 2022, shumë më pak se 15% që ishte parashikuar. Rubla ra po ashtu me 2% në 90.06 ndaj euros mëngjesin e kësaj të premteje.

Ekspertët thanë se rënia në këtë rast ishte e lidhur me disa faktorë, duke përfshirë çmimet më të ulëta të naftës në mars të cilat sollën edhe uljen e të ardhurave ruse dhe shitjen e bizneseve perëndimore në Rusi.

Vlera e rublës nuk ka rënë në këtë nivel që nga prilli 2022, megjithëse ishte edhe më e ulët menjëherë pas pushtimit, kur ra në 113 rubla për dollar amerikan. Monedha u stabilizua në korrik për të arritur në 50 rubla, por që atëherë ajo është dobësuar përsëri.

All - Paragraf - 6

Presidenti Vladimir Putin vijon të këmbëngulë se ekonomia po qëndron e fortë kundër sanksioneve ekonomike, por javën e kaluar ai pranoi se gjobat mund të kenë një efekt negativ në Rusi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos