
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e fëmijë s në Gjermani. Një vajzë dhjetë vjeçare është gjetur e vdekur në një strukturë të mirëqenies për fëmijë dhe të rinj në Wunsiedel të martën. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase dyshohet se vajza është vrarë nga një djalë 11-vjeçar. Ajo u gjet e pajetë në dhomën e saj në objektin e mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve të martën.
Sipas autoriteteve, njëmbëdhjetëvjeçari është vendosur në ambient të sigurt si masë parandaluese për shkak se nuk mban përgjegjësi penale. Ashtu si vajza, ai jetonte në objektin e mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve në Wunsiedel dhe nuk kishte asnjë provë se dikush mund të ishte futur në objekt nga jashtë.
Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann (CSU), tha: "Ky akt i tmerrshëm më ka tronditur thellë dhe më ka lënë të habitur".
Kryebashkiaku i Wunsiedel, Manfred Söllner, ishte gjithashtu i prekur thellë. Kjo ishte një eksperiencë tronditëse për shumë qytetarë të qytetit, tha politikani i SPD-së. "Nuk mund ta besojmë." (A2 Televizion)