Qyteti i Quebec është përfshirë orët e fundit nga një stuhi e fuqishme dhe e akullt, duke lënë më shumë se 1 milionë banorë pa energji elektrike. Stuhia ka qenë aq e fortë sa ka shkatërruar makina e ka rrëzuar pemë, madje duke dëmtuar edhe rrugët.
Sipas zyrtarëve, kjo është një nga stuhitë më të forta regjistruar ndonjëherë në Kebek. kryeministri Justin Trudeau udhëtoi drejt Quebec t, për të parë nga afër situatën, duke e përshkruar këtë si një moment shumë të vështirë dhe shprehu impenjimin e tij për të ndihmuar menjëherë autoritetet lokale të Montreal dhe Quebec, për rindërtimin. (A2 Televizion)






