Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e konsideroi të pavërtetë deklaratën e kryeministrit Rama se gjatë qeverisjes së tij shkollat dhe mësuesit u hoqën nga kthetrat e politikës.
Sipas numrit dy të demokratëve, dosja e pahetuar 184 tregon qartë kur deputetët socialistë kërcënojnë mësuesit për të votuar PS ose largohen nga puna.
“Edi Rama i ka keqpërdorur mësuesit për pushtetin e tij personal. Dosja akoma e pahetuar 184 tregon se ai është inkuizitor i mësuesve dhe përgjegjës për shndërrimin e shkollave në celula të partisë në pushtet. Faktet janë më domethënëse se çdo gënjeshtër e Edi Ramës”, shkruan Bardhi. (A2 Televizion)