
Një 40-vjeçar ka përfunduar në spital në Itali pasi gëlltiti një gozhdë gjatë konsumimi të një hamburgeri në Fast Food. Mediat italiane raportojnë se ai iu nënshtrua një operacioni urgjent, ndërsa një gozhdë e dytë i theu atij dhëmballën.
Policia sekuestroi çdo ushqim të pranishëm në kuzhina dhe mbyllën plotësisht vendin në mënyrë parandaluese.
Ndërsa përtypte sanduiçin, punëtori kuptoi se diçka metalike i kishte thyer një dhëmballë dhe kur e nxori ushqimin nga goja i doli një gozhdë e vogël. Pak çaste më vonë ai filloi të përjetonte dhimbje të forta në bark dhe për këtë arsye u transportua me urgjencë në Santa Scholastic në Cassino (Frosinone), ku aktualisht ndodhet i shtruar në spital.
Me të mbërritur në spital, ai bëri skanerin i cili tregoi se gozhda kishte përfunduar në zorrë dhe për ta hequr atë, ishte e nevojshme që punëtori t'i nënshtrohej një operacioni urgjent. Policia po heton ngjarjen. (A2 Televizion)